Gjenden tri granata dore në kulmin e një shkolle në Gramaqel të Deçanit

Tri granata dore janë gjetur në kulmin e një objekti të një shkolle të vjetër në fshatin Gramaqel të Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë, njësia patrulluese e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e policisë që i ka tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident.

Rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së shtunës.

Go to TOP