EKONOMI

Gërxhaliu: Monopoli vetëm ka ndërruar trajtë

Vendosjen nga qeveria Kurti e taksës 4 euro e 90 centë për letër ngjitëse kur vetura regjistrohet, e ka komentuar ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu.

Ai në një prononcim për Kosova.info, ka shfaq dronë që në kuadër të ministrisë së infrastrukturës janë struktura të cilat paguhen nga shteti, ku 24 orë draftojnë ligje dhe udhëzime administrative për të përfituar të tjerët dhe jo shteti dhe qytetari.

“Kam dëgjuar për një taksë të re e cila është vendos nga ministria e infrastrukturës që në rastin e regjistrimit të veturave duhet paguar 4 euro e 90 centë. Duhet të kuptohet që jemi në kohë pandemie dhe definitivisht vendime të tilla e dëmtojnë buxhetin familjar dhe ndikojnë në thellimin e krizës sociale në Kosovë. Në rend të dytë jemi në kohë pandemie dhe dua të besoj që është obligim moral i institucioneve t’i eliminojnë barrierat dhe ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe jo kuptohet me sjellë vendime të tilla”, ka thënë Gërxhaliu për Kosova.info.

Ai ka thënë se, i kujtohet se në vitin 2006 ka pas tentativa në atë kohë për një punë të tillë e cila është eliminuar nga faktori ndërkombëtar edhe pse në atë kohë çmimi për një punë të tillë ka qenë vetëm 10 centë.

“Dhe definitivsht është shqetësuese që çdo vendim që vjen nga ministria e infrastrukturës nuk është kurrë në interes të qytetarëve dhe shtetit, por shumë më tepër në interes të grupit të caktuar të interesit dhe kompanive të lidhura me politiken. Në këtë drejtim besoj që është koha kur duhet të bëhet më tepër për qytetarët, është koha kur flitet për eliminim të monopoleve dhe jo vetë të ndërroj trajta e tyre dhe definitivisht duhet të ketë një mendim social. Andaj besoj që duhet që kjo taksë t’i takoj të kaluarës. Është një barrierë e cila duhet të eliminohet. Më brengos fakti se si hesht byroja për sigurime e cila e ka qëllim rritjen e numrit të veturave të regjistruara. Duhet të paguhet uji, duhet të paguhet rryma, duhet të paguhen mbeturinat dhe tash një taksë e re besoj që është barrë që do ta ngadalësoj këtë proces dhe besoj që kish me qenë morale nga përfaqësuesi i  zyrës së sigurimeve apo byrosë së sigurimeve të dilet me një propozim në qoftë se duhet të paguhen 4 euro e 90 centë për këtë punë. Pse mos të jetë kjo barrë e kompanisë së sigurimeve të cilat vërtet krijojnë fitim dhe me siguri kish me qenë një motivim shtesë që qytetarët të jenë të orientuar drejt regjistrimit, legalizimit dhe transparencës bazuar në dialog të mirëfilltë publiko privat”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliua shfaq dronë që në kuadër të ministrisë së infrastrukturës janë struktura të cilat paguhen nga shteti, ku 24 orë draftojnë ligje dhe udhëzime administrative për të përfituar të tjerët dhe jo shteti dhe qytetari.

“Është besoj një moment ku duhet t’i thuhet stop kësaj dukurie dhe të kthehemi drejt një normaliteti. Nuk mund të jetë arsyetim nga ministria aktuale që këtë vendim e ka shkruar qeveria e kaluar. Në qoftë se diçka ju konvenon thotë është e të kaluarës, por në qoftë se nuk i konvenon, atëherë me vendime edhe qeveritare edhe parlament eliminohen vendime të tilla. Prandaj besoj që nuk duhet të eksperimentohet me shtetin në këtë kohë pandemie ku duhet më tepër të bëhet për stabilitet dhe mirëqenie sociale dhe jo gjithmonë të shpiken barriera të cilat e dëmtojnë këtë momentum”, ka thënë ai. /Kosova.info/