Gërvalla: Shteti nuk është i shantazhueshëm, betejën e vazhdojmë të hënën
Zëvendëskryeministrja dhe deputetja Donika Gërvalla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët arritën të bëjnë betimin pavarësisht përpjekjeve për bllokadë nga opozita. Ajo theksoi se shteti nuk mund të shantazhohet dhe se institucionet legjitime do të konsolidohen.
“Sot e tejkaluam bllokadën e parë të opozitës dhe bëmë betimin si deputetë,” shkroi Gërvalla në një postim publik.
Ajo shtoi se të hënën do të vazhdojë beteja për ngritjen e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit duke e cilësuar atë si një betejë parimore dhe aspak të lehtë. /Kosova.info/
