Gërvalla: Abdixhiku zgjodhi rrugën me PDK-në – prandaj LDK po braktiset nga votuesit e saj
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke e akuzuar se ka zgjedhur bashkëpunimin me PDK-në si strategji politike.
“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në – ky ishte mesazhi i qartë i Lumir Abdixhikut, kryetarit të përkohshëm të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’,” shkroi Gërvalla duke ironizuar qasjen e re të LDK-së nën udhëheqjen e Abdixhikut.
Sipas saj, ky orientim është arsyeja kryesore pse votuesi tradicional i LDK-së po e braktis partinë duke mos gjetur më tek ajo vlerat e dikurshme që e dallonin. /Kosova.info/
