Gent Zenelaj rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon detaje nga jeta e tij: Kam makinë të thjeshtë dhe shtëpi 90 m2, nuk jam nga ata VIP-a që…

Aktori Gent Zenelaj ka rrëfyer detaje nga jeta që bën. I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Zenelaj ka thënë se ai është një prej VIP-ave shqiptarë, bën pushime dhe jetë të mirë, por nuk i pëlqen reklamimi. Ai shtoi më tej se vijon të jetojë në një shtëpi prej vetëm 90 metrash katrorë dhe ka një makinë të thjeshtë.

Pjesë nga biseda:

Katerina Trungu: Të shoh shumë të përkushtuar me fëmijët, edhe në rrjetet sociale ti e tregon, nuk është se t’i e kursen këtë pjesë të jetës tënde private.

Gentian Zenelaj: Shpesh herë marr kritika për këtë, por është pjesë e jetës sime. Njerëzit kuriozojnë shumë se si e ka jetën Genti apo si ka jetën Mario dhe është një formë për  t’i tregua atyre sado pak që unë mundohem të jem sa më normal, sa më i zakonshëm, jetoj në një shtëpi normale, mesatare 90 metra2, kam një jetë normale, kam një makinë të thjeshtë, bëj një jetë të thjeshtë.

Katerina Trungu: Nuk je si këta VIP-at ti?

Gentian Zenelaj: Jam nga ato VIP-at, por ma beso, bëj dhe unë pushime në Francë, bëj dhe unë pushime në Korfuz. Ky lloj reklamimi i tepërt unë nuk e kam qejf. Jam një djalë që kam qëndruar me këmbë në tokë sepse njerëzit që kam miq, siç është Mario, janë njerëz me këmbë në tokë, janë njerëz të thjesht. 

Nuk kam kërkuar kurrë këtë qendrën e vëmendjes për t’i bërë karshillëk të tjerëve me Instagramin tim. Shumë e kam përdorur për punë, që është gjë e mirë dhe i falënderoj të gjithë ata që më ndjekin dhe që i kam të tërë bio.

Go to TOP