Geci falënderon qytetarët dhe bën thirrje për votë: Ta kurorëzojmë mbështetjen me 113 për LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Geci, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe angazhimin gjatë fushatës zgjedhore duke e cilësuar atë si një fushatë të suksesshme dhe me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.
Geci shprehu mirënjohje për të gjithë mbështetësit e LDK-së duke theksuar se, pavarësisht lodhjes dhe ngarkesës së periudhës zgjedhore, qytetarët treguan durim, mirëkuptim dhe kulturë të lartë demokratike.
Ai vlerësoi qetësinë dhe pjekurinë qytetare të treguar gjatë gjithë fushatës duke theksuar se kjo dëshmon respektin e popullit të Kosovës për proceset demokratike.
Në prag të ditës së zgjedhjeve, Geci u bëri thirrje qytetarëve që mbështetjen e tyre ta shndërrojnë në votë duke ftuar përkrahësit e LDK-së të votojnë numrin 113 për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe numrin 42 për Fadil Gecin.
“Së bashku për një Kosovë më të zhvilluar, më demokratike dhe më evropiane”, ka porositur ai. /Kosova.info/
