Gazetari slloven për rastin Berishaj: Mund të çojë në rënien e qeverisë në Slloveni

Duke pasur parasysh se çështja e Gen-i dhe Golobi tashmë janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit të Sllovenisë, do të ketë, ose të paktën duhet të ketë, një shkëmbim informacioni ndërmjet autoriteteve kompetente të Sllovenisë dhe Kosovës.

Kështu tha gazetari slloven Bojan Pozhar sipas të cilit “çështja e Martin Berishaj mund të çojë në rënien e qeverisë në Slloveni”, raporton Kosovo Online.

“Është e vështirë të thuhet nëse Qeveria e Kosovës mund të bjerë për shkak të kësaj, sepse nuk e njoh mjaftueshëm  skenën politike në Kosovë, por sa i përket Sllovenisë, kjo mundësi definitivisht ekziston. Megjithatë, mediat sllovene, kryesisht favorizuese për Robert Golob, ende po i fshehin publikut slloven informacione për çështjet e Gen-i Ballkanit, sepse ata ende heshtin për këtë, por kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë”, tha ai.

Pozhar beson se nëse për “aferën Berishaj” do të ketë ndjekje penale, nëse në bankën e të akuzuarve do të jetë vetëm ambasadori i Kosovës në Kroaci apo do të ketë politikanë të tjerë nga Sllovenia dhe Kosova, “është vendimtare nëse Berishaj do të flasë apo jo”

Agjencia Kundër Korrupsionit kishte nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj vitin e kaluar pas raportimeve të mediave sllovene se ai dyshohet se kishte transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur  600 mijë euro nga kompania e tij “MB Consulting”, në Mal të Zi tek politikani slloven, Robert Golob.

Go to TOP