Gazetarët e Rilindjes e duan 20 përqindëshin, protestojnë nesër
Ish-punëtorët e Ndërmarrjes Gazetare “Rilindja” do të protestojnë të martën para Agjencisë Kosovare të Privatizimit për të kërkuar 20 për qind të pjesës së privatizimit të objektit që tash e ka në pronësi qeveria.
Thirrësi i protestës, Zeqir Bekolli thotë se AKP-ja nuk po ua derdh fondet sikurse ka premtuar, me tri rata nga marsi deri në qershor, edhe pse ekzekutivi e ka kryer punën e vetë qysh prej vitit të ri, transmeton klankosova.tv.
Kërkesë tjetër është edhe thotë se i duan 20 pëqindëshin për tokën rreth ovjektit.
Kurse kërkesa e tretë ka të bëjë me njohjen e stazhit të punës për pension.
Hisen prej afër 3 milionë euro po e kërkojnë rreth 600 punëtorë të Rilindjes.
Në AKP nuk pranuan të deklarohen për këto ankesa e kërkesa të ish rilindasve por thane se do të deklarohen në ditë në protestës.
