Gavi rikthehet pas lëndimit
Mesfushori i Spanjës, Gavi, është rikthyer në stërvitje me Barcelonën këtë të enjte, gati dhjetë muaj pas lëndimit në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë në nëntorin e kaluar, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe triumfin e Spanjës në Europian.
Barcelona ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregohej rikthimi i tij në stërvitje me skuadrën, por pritet që Gavi të mos jetë gati për të luajtur ende. Ndeshja e radhës e Barcelonës është të dielën, në transfertë kundër Gironës.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick, Barcelona ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, me katër fitore në katër ndeshje, duke kryesuar tabelën në La Liga.