Gashi në Tokio: Marrëdhëniet e forta, çelësi i paqes dhe lumturisë së qëndrueshme
Alush Gashi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), mori pjesë si folës në “Asia Gathering” në Tokio, ku diskutoi rëndësinë jetike të marrëdhënieve të mira në nivel individual dhe kombëtar.
Duke u bazuar në një studim nga Harvard, Gashi theksoi se cilësia e marrëdhënieve është faktor vendimtar për lumturinë dhe jetëgjatësinë, ndërsa vetmia mund të jetë më e rrezikshme se duhani dhe alkooli.
Ai përmendi rastin e Kosovës, ku bashkëpunimi me ShBA-në dhe aleatët ka sjellë stabilitet dhe prosperitet.
Mesazhi kryesor ishte se marrëdhëniet e shëndetshme parandalojnë konfliktet dhe nxisin paqen globale. /Kosova.info/
