Gashi: Më 7 qershor flasim me votë për një Kosovë demokratike dhe me perspektivë
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 31, Xhafer Gashi, ka përcjellë një mesazh mobilizues për qytetarët në përmbyllje të aktiviteteve të fushatës duke theksuar unitetin dhe forcën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gashi u shpreh se LDK-ja mbetet e fortë dhe e bashkuar, e orientuar drejt një qëllimi të vetëm – ndërtimit të një Kosove demokratike, të zhvilluar dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët.
“E përmbyllëm mbarë, ashtu siç e kemi zakon e traditë. LDK-ja e fortë dhe e bashkuar, e orientuar drejt një qëllimi të vetëm, një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe me perspektivë për të gjithë. Më 7 qershor, flasim me votë”, ka shkruar ai.
Në fund, Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij rrugëtimi duke kërkuar mbështetje për LDK-në me numër 113 dhe për kandidaturën e tij me numër 31 në zgjedhjet e 7 qershorit. /Kosova.info/
