AAK premton mbështetje për bizneset dhe zhvillimin e turizmit në Pejë

Në ditën e parafundit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur takim elektoral në Pejë, ku kandidati për kryeministër Ardian Gjini tha se zhvillimi i turizmit në Pejë do të trajtohet me prioritet nga qeverisja e tij.

Nga tubimi elektoral në Pejë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës premtoi se me planin e tyre qeverisës sektori privat do të mbështetet me pako të veçanta për punësimin e të rinjve që kualifikohen në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit me përkrahësit pejanë, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini, tha se potencialet natyrore të Pejës e meritojnë përkrahjen institucionale.

“Të gjithë popujt e botës e kanë një moment kthese, kur vendosin me zbrit prej trenit të gabuar, Kosova është në tren të gabuar me këta njerëz. Vetëm me 128 keni me gjetë këtë rrugë, rrugë që as në këtë fushatë as në të kaluarën nuk ka gjetë ambicie pos t’i sulmu të tjerët. Qëllimi ynë është me tregu qysh nuk bën, e qysh bën”, deklaroi Gjini. 

Ndërsa themeluesi i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se mënyra më e mirë e rritjes ekonomike është prodhimi i energjisë elektrike.

Për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Peja garojnë 12 kandidatë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Go to TOP