Gashi: LVV e ka për detyrë kushtetuese të gjejë edhe konsensusin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është një detyrë kushtetuese, dhe se Lëvizja Vetëvendosje ka përgjegjësi të sigurojë shumicën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve.

“Konstituimi i Kuvendit është detyrë kushtetuese. Detyrat kushtetuese lindin bashkë me të drejtat kushtetuese. E drejta kushtetuese i ka lindur LVV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit sipas rezultatit të zgjedhjeve, prandaj lind edhe detyra kushtetuese që të garantojë një shumicë për votimin e kandidatit ose kandidates për kryetar të kuvendit. Në këtë rast, LVV e ka për detyrë kushtetuese të gjejë edhe konsensusin brenda Kuvendit në mënyrë që kandidati të kalojë,” tha Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se LDK-ja ka shprehur një qëndrim zyrtar për një qeveri me mandat të përkohshëm, si zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.


Go to TOP