Gashi i nervozuar me BE-në: Bajuni, bajuni! Nëse s’ka viza, s’ka dialog as kurgjo

Analisti Shkëlzen Gashi është shprehur i nervozuar me ‘kushtin’ e ri francez që mund ta prolongojë vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i vë viza shteteve të BE-së dhe ta kushtëzojë me pjesëmarrje në dialogun me Serbinë dhe procese të tjera, deri në vendimin për liberalizim.

Ai ka thënë se qasja e BE-së ngjan me politikat e kafiterive që vendosin tabelat “E rezervuar”, për të evituar hyrjen e klientëve të padëshiruar në lokale.

“A e di çka të kujton kjo? A e ki pi na lokale në Prishtinë qysh i ki do tabelë që shkrun “e rezervuar”. Ai nuk është budallë me të thanë nuk lejohet hyrja për katundarë ose për njerëz që s’i pëlqejnë. Por e qet është e rezervuar dhe s’të le me hy. Kështu ta bën BE-ja ty, neve si shqiptarë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se kosovarët janë poshtëruar sot.

“Tash çka duhet me thënë tash? Kushte duhet m’i qitë ne tash BE-së. Nëse s’ka viza, s’ka dialog, s’ka kurgjo. Shumë më e rëndësishme se gjithçka tjetër është dinjiteti. Kjo na dallon prej kafshëve. Ma poshtërim të madh se ky që po na e bën BE-ja, s’ka ku me shku. Edhe këtë emision e kisha ndërpre dhe s’kisha folë hiç për viza: Bajuni, bajuni”, ka thënë ai.

Go to TOP