VIDEO/ Shijoni golin e Myrto Uzunit me Granadën

Myrto Uzuni i papërmbajtshëm! Pas asistit në minutën e 6-të, ka ardhur edhe goli.

Ishte minuta e 27-të, ku pas një topi mjaft të bukur nga Melendo, sulmuesi shqiptar koordinohet në mënyrë fantastike me kokë brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke ngritur shifrat në 2-0 për Granadën në përballjen ndaj Gijonit.

Ky ishte goli i shtatë në 9 ndeshje për talentin beratas, i cili është shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e Granadës, që këtë sezon ka si objektiv rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Një gol i gjithi për t’u shijuar ai i Uzunit:

Go to TOP