Gashi: `Defender` tregon për besimin që ka SHBA ndaj Kosovës
Kosova për herë të parë pret komandën e Divizionit 28 të ushtrisë amerikane në kuadër të ushtrimit më të madh ndërkombëtar të vitit “Defender Europe 2025”. Ushtrimi ka nisur sot në Babaj të Bokës në Gjakovë me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve nga 25 vende. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, tha se fakti që Kosova është përzgjedhur si nikoqire tregon për besimin që ka SHBA në institucionet e saj.
“Këtë vit ushtrimi realizohet në tre zona strategjike të Europës. Aktualisht po parin pjesë rreth 29 shtete nga vende të ndryshme të NATO-s, ndërsa numri i trupave është 25 mijë”, tha Gashi në magazine informative “Info Plus” në RTK .
Ajo ta treguar se Kosova si shtet pjesëmarrës edhe këtë vit është shtet nikoqir në mesin e 18 vendeve, ndërsa FSK po merr pjesë me 1.000 trupa në ushtrimet që do të realizohen kë kuadër të “Defender Europe 2025” edhe në vendet e rajonit, si në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në Kroaci.
Sipas Gashit, veçantia në ushtrimin “Defender Europe 2025” është që Kosova është vendi i përzgjedhur nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë.
“Kjo njësi taktike bënë udhëheqjen e të gjitha brigadave dhe aktiviteteve të cilat do të zhvillohen në kuadër të “Defender Europe 2025” në regjionin e Evropës Juglindore. Fakti që është përzgjedhur Kosova tregon për besimin që kanë në institucionet e Kosovës, por edhe në profesionalizmin e FSK-së”, tha ajo.
Ajo sqaroi se FSK në këtë ushtrim do të jetë pjesëmarrëse aktive nga sot deri më 9 qershor. “Gjatë kësaj periudhe FSK do të tregojë edhe avancimin ushtarak që ka arritur ndër vite. Do të ketë operacione sulmuese, mbështetëse dhe të stabilitetit. Ky ushtrim do të jetë një përvojë shumë e mirë për ushtarakët tanë të cilët do të rrisin ndërveprueshmërinë me vendet partnere dhe vendet e NATO-s”, deklaroi ajo.
Gashi thesoi tha se gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe qitje me zjarr të vërtetë me sisteme të armatimeve të blera nga institucionet e Kosovës.
