Gashi: Besimi për LDK-në po rritet në çdo degë, Podujeva me pritje madhështore
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31 në listën zgjedhore, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës, degën III dhe familjen Kastrati për mbështetjen e dhënë gjatë aktiviteteve të fushatës.
Gashi ka theksuar se LDK po vazhdon të marrë besimin e qytetarëve në të gjitha degët dhe nëndegët e vendit duke shprehur bindjen për fitore në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Faleminderit kryeqytet, dega III dhe familja Kastrati. Vazhdojmë të marrim besimin nëpër të gjitha degët e nëndegët e vendit. Të bashkuar dhe me fitore më 7 qershor”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Gashi ka veçuar pritjen e organizuar në Podujevë, të cilën e cilësoi si madhështore duke theksuar se qytetarët janë bashkuar rreth synimit për të sjellë, sipas tij, zgjidhje për vendin dhe mbështetje për LDK-në.
“Podujeva, si gjithmonë, me pritje madhështore. Bashkë, me një qëllim të vetëm, më 7 qershor ta sjellim zgjidhjen për vendin dhe qytetarët”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen LDK-së dhe kandidaturës së tij në zgjedhjet e 7 qershorit. /Kosova.info/
