Abdixhiku nga Bregu i Diellit: Prishtina po flet qartë për ndryshim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar aktivitetet elektorale në Prishtinë duke mbajtur një tubim të madh në Bregun e Diellit, në degën e III të partisë.
Abdixhiku tha se dita u përmbyll me energji, entuziazëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët duke vlerësuar se Prishtina po jep sinjale të qarta për mbështetjen e vizionit të LDK-së.
Gjatë takimit, ai prezantoi projektet dhe investimet që, sipas tij, i nevojiten kryeqytetit duke theksuar synimin për një Prishtinë më të zhvilluar, më funksionale dhe më të jetueshme për qytetarët.
Në degën e III të Prishtinës, LDK-ja garon me kandidatët për deputetë: Ukë Rugova me numër 8, Jeta Statovci me numër 9, Adelina Thaqi Meta me numër 18, Doruntinë Maloku me numër 26, Alban Zogaj me numër 27, Elmire Nikçi Rexha me numër 53, Blerim Sinani me numër 84 dhe Sokol Havolli me numër 100.
Sipas Abdixhikut, mbështetja e madhe e qytetarëve në kryeqytet po forcon bindjen se LDK-ja po hyn në ditët vendimtare të fushatës me një mobilizim të lartë dhe me synimin për të sjellë ndryshime konkrete për Prishtinën dhe Kosovën. /Kosova.info/
