Ganja refuzon të zbulojë moshën e saj, i thotë Andit: A pyetet femra se sa vjeçare je?

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Andi i ka bërë një pyetje jo edhe aq të këndshme banores tjetër më të re të këtij formati televiziv, Ganes.

Kësisoj, Andi e ka pyetur këngëtaren se cila është mosha e saj, ndërsa nuk ka munguar as një përgjigje pikante nga Ganja.

“A pyetet femra sa vjet je? Paj tash, ka 27-28 aty dikund sillet”, është përgjigjur Ganja, duke refuzuar të tregojë moshën e saj.

Gjithsesi, për juve që nuk e dini, Ganimete Abazi e njohur me nofkën skenike si Ganja, ka lindur më 25 dhjetor të vitit 1977, e që aktualisht i bie t’i ketë plot 45 vjet.

Go to TOP