Gani Koci bën thirrje për ndryshim të politikave shëndetësore: Jeta e pacientëve nuk duhet të varet nga vendime burokratike

Ish-deputeti dhe i burgosuri politik Gani Koci ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në mëlçi dhe përballet me një sfidë të jashtëzakonshme për shkak të kufizimeve në sistemin shëndetësor.

Pas ekzaminimeve të kryera në Klinikën Onkologjike në Prishtinë, mjekët i përshkruan terapinë standarde, e cila përfshin përdorimin e medikamentit esencial Pembrolizumab. Megjithëse ky ilaç është në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë e kufizon përdorimin e tij vetëm për pacientët me kancer të mushkërive dhe lëkurës, duke lënë jashtë pacientët me kancer në mëlçi.

Koci shpreh zhgënjimin e tij për këtë situatë, duke thënë se barnat e nevojshme për të mbijetuar nuk janë të aksesueshme për shkak të politikave absurde dhe vendimeve burokratike.

Ai apelon për ndërhyrje urgjente për të ndryshuar këto politika dhe për të siguruar trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pacientët në nevojë. /Kosova.info/


Go to TOP