Rrahmani shënon golin debutues te Kosova, 3:0
Kosova e ka gjetur edhe golin e tretë në duelin që po e luan ndaj Qipros në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ fillimisht kaluan në avantazh në minutën e tetë falë saktësisë së Vedat Muriqit nga pika e bardhë i cili realizoi me qetësi për 1-0.
I njëjti lojtar në minutën e 20-të shënoi për të dyfishuar epërsinë dhe për ta përfunduar pjesën e parë me avantazh prej dy golave.
Me të filluar pjesa e dytë, i sapo inkuadruari në fushë, Albion Rrahmani, ia doli që në portën e zbrazët të shënojë për 3-0 pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 48-të.
⚽️ Albion Rrahmani | Cyprus 0-3 Kosovopic.twitter.com/EBmYTYtMqN
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 9, 2024