​Gallapeni flet fjalët e para pas transferimit në Widzew Łódź

Dion Gallapeni ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin nga Prishtina tek skuadra polake Widzew Łódź.

Lojtari 20-vjeçar i bëri hapat e parë në Prizren, dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij të mëvonshme në FC Prishtina. Në klubin nga kryeqyteti i Kosovës, ai fillimisht luajti në ekipin junior, pastaj në atë senior.

“Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën time dhe jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje. Widzew është një klub me tradita të shkëlqyera, një numër të madh tifozësh të çmendur dhe një projekt ekipor që është një shans për zhvillim të mëtejshëm. Kur mora ofertën nga Widzew Łódź, fola me Kreshnik Hajrizi, i cili luajti këtu së fundmi, dhe ai më tha se do të ishte një lëvizje e mirë për mua” – tha Dion Gallapeni për faqen zyrtare të klubit polak.


Go to TOP