Gafa e re e Vulin: A e quajti Putinin në Moskë budalla?

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, aktualisht ndodhet në Moskë, ku siç shihet nga njoftimet që vijnë nga kabineti i tij, po diskutohet për histerinë antiruse dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Sidoqoftë, Vulin nuk do të ishte Vulin nëse nuk do t’i shpëtonte ndonjë skandal diplomatik, ndaj në mes të një bisede me zyrtarë të lartë rusë, ai tha se “për luftë mjafton vetëm një budalla”. Dhe kjo në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin po kryen agresion kundër Ukrainës.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, ka takuar të hënën ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, si dhe ka biseduar me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Aleksandër Fomin.

Në ato takime, Vulin theksoi se Serbia “nuk e harron vëllazërinë shekullore” dhe se është i vetmi vend në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse dhe “nuk u bë pjesë e histerisë anti-ruse”, njoftoi. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ministri serb i policisë tha gjithashtu se Lavrov është mik i sinqertë i Serbisë dhe popullit serb, duke shprehur mirënjohjen për Federatën Ruse për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës.

Sidoqoftë, në një nga fjalimet e tij në tryezë me zyrtarët rusë, Vulin shqiptoi fjalinë e mëposhtme:

“Së paku dy duhen për paqen dhe një budalla mjafton për luftë”.

Sikur nuk është në dijeni të faktit se ishte presidenti rus Vladimir Putin ai që filloi luftën në Ukrainë, e cila ka muaj që vazhdon.

Ky nuk është as gafa e parë e as e fundit e rëndë e ministrit të Brendshëm serb dhe do të shohim nëse edhe ai do të kalojë pa pasoja./KI

Go to TOP