Zhduket një vajzë nga Fushë-Kosova, nëna e raporton rastin pas një muaji

Një grua nga Fushë-Kosova ka raportuar se është zhdukur vajza e saj.

Sipas saj, vajza është zhdukur rreth një muaj e gjysmë më parë.
Ankuesja femër ka informuar se “vajza e saj është larguar muaj më parë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”.

Policia po ashtu bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Kroi, Fushë Kosovë tetor 2022 . Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj është larguar muaj më parë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP