Fundjava me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me periudha me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu.

Sipas parashikimit të motit, të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes nga rrezatimi ultraviolet, pasi indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, veçanërisht në periudhën nga ora 10:00 deri në 16:00. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)06..06.202607.06..2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 70CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë13              271226
Pejë13271226
Prizren14281327
Gjakovë14281327
Istog14281327
Junik13271226
Dragash10251024
Ferizaj12261125
Gjilan12261125
Kamenicë12281126
Besianë12271226
Mitrovicë12271225
Malishevë13271225
Go to TOP