FSK-ja bashkë me aleatë të tjerë trajnojnë mbi 34 mijë rekrutë, Osmani: Mbetemi të bashkuar për mbështetjen tonë për Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë të ditur se bashkë me aleatët e saj, përfshirë Kosovën, kanë trajnuar mbi 34 mijë rekrutë ukrainas në operacionin e quajtur “Interflex”.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se Kosova është anëtare krenare e këtij operacioni, i cili mundësoi trajnimin e mbi 34 mijë rekrutëve ukrainas.

“Duke qëndruar krah për krah me aleatët tanë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani.

Operacioni “Interflex” është emri i koduar operacional për operacionin ushtarak shumëkombësh të udhëhequr na Britania, për të trajnuar dhe mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Pjesë e këtij operacioni, përveç Kosovës e Britanisë janë edhe Kanadaja, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Lituania, Rumania, Ukraina, Australia dhe Zelanda e Re.

Go to TOP