Fshikullima e hijeve
Tradhëtia s’është zë që vjen nga rruga,
Por një heshtje e ftohtë që fshihet në gji
Është një thikë e fshehur e mehur me buzëqeshje,
E futur në shpinë, aty ku nuk e sheh syri yt i zi.
Dikur, ti ishe krua që ndante ditën nga nata,
Besa jote ishte betimi i shkruar mbi gur
Tani, ajo urë është thyer, e la pas vetëm hata,
Dhe në vend të besës, mbeti një shkretëtirë e pa fund.
Tradhëtia vjen e veshur me kadife të ëmbël,
Fjalët e saj janë helm i ngrohtë që pihet me mall.
Ajo është Ajsberg që fsheh të gjithë akullin e saj të thellë,
Dhe kur thyhet, lë pas vetëm Tsunami të zi.
Shpirti i lënduar bëhet si një qytet i rrënuar,
Ku çdo mur i besimit është shembur me zhurmë të rëndë.
Por zemra, edhe pse e thyer, mbetet e pathyer, qëndruar,
mësoi se besa s’duhet hedhur në çdo dorë, në çdo vend.
Loti s’është ujë, por një rymë e zjarrtë që pastron,
Dhe nga ky zjarr do të rilindë një fuqi e re, e fortë.
Tradhëtia tregon se kush duhet të largohet, kush lëndon,
na mëson ta duam besën si gjënë më të shtrenjtë, e kush lengon.
Nazmi RUDARI
