Frikë në ajër për Mbretëreshën Camilla, avioni përplaset me zogun

Një avion Boeing 777-200ER i kompanisë “British Airways”, me të cilin mendohet se po fluturonte edhe Mbretëresha Camilla, bashkëshortja e Mbretit Charles III, ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij pasi është përplasur me një zog.

Avioni ishte nisur nga Bangalore në Indi, ndërsa u përplas me një zog pak përpara se të ulej në aeroportin Heathrow të Londrës.

Daily Mail shkruan se situata mund të ketë qenë e tmerrshme për Camilla-n, e cila njihet se ka frikë nga fluturimet. Deri tani, Pallati Mbretëror nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me incidentin.

Në fotot e avionit pak pas uljes dukej qartë goditja që ai kishte marrë nga përplasja me shpendin, por për fat të mirë nuk pati probleme dhe kreu ulje të sigurt.

Go to TOP