Lufta në Ukrainë dhe nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit dominojnë tematikën e fotogalerisë së javës që lamë pas të REL.
1Tymi ngrihet lart shihet në një largësi pas një sulmi rus në qytetin port të Ukrainës, Odesa më 3 prill.2Një e re ndez qirinj gjatë meshë të së dielës në Kishën Katolike të Shën Pjetrit dhe Palit Garrison në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.3Trupi i një gruaje, për të cilën banorët vendas thonë se u vra nga ushtarët rusë, shihet i shtrirë në rrugë në Buça në rajonin e Kievit, Ukrainë, më 2 prill.4Një shitës shet sixhade lutjesh për myslimanët në një dyqan në Peshavar, Pakistan.5Një qen qëndron në një rrugë pranë një shtëpie, kulmi i së cilës është lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në periferi të Kievit.6Punëtorët në pishinë delfinësh (të njohur si Delfinariumi Nemo i Odesa) luajnë me delfinët ndërsa bëjnë përgatitjet për t’u rihapur për vizitorët për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.7Një punonjës ukrainas i shpëtimit kalon pranë automjeteve të shkatërruara ushtarake ruse në qytetin e Trostijanets, pasi u rimor nga forcat ukrainase.8Një burrë në Peshavar, në Pakistan, pastron një xhami para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.9Një pikë karburanti digjet pas sulmeve ruse në qytetin ukrainas, Harkiv, më 30 mars.10Bediha Gun e Turqisë (majtas) në aksion kundër Oleksandra Khomenets të Ukrainës në Kampionatin Evropian të Mundjes në Budapest, Hungari, më 30 mars.11Një grua në Sofje kalon pranë një posteri që shfaq presidentin rus, Vladimir Putin, duke mbajtur trupin e tij, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.12Një djalë i vogël pakistanez provon një kësulë të re myslimanësh para muajit të shenjtë të Ramazanit në Peshavar më 29 mars.13Një grua me një qen ecën pranë një ure të shkatërruar gjatë evakuimit nga qyteti Irpin, jashtë Kievit, më 28 mars.14Njerëzit shijojnë lojën me karusel në një park argëtimi në Kabul më 28 mars, pasi Ministria e Talibanëve për Promovimin e Virtytit urdhëroi që të gjitha vendet me kënde lojërash në kryeqytet duhet të ndahen sipas gjinisë.15Një ushtar ukrainas inspekton mbetjet e një tanku të shkatërruar rus në fshatin Lukianivka të çliruar së fundmi në rajonin e Kievit, më 27 mars.16Një burrë kalon me biçikletë ndërsa tej shihen flaka dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, më 25 mars.