‘Fluturimi mbi teatrin e Kosovës’ shfaqet së shpejti në Ferizaj
Në Teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj kanë nisur provat për komedinë e re “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji të Agon Myftarit.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega, Elton Tahiri.
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike, satirike dhe shpesh absurd, mbi një nga ngjarjet më serioze të këtij shekulli: lindjen e shtetit të Kosovës e pasqyruar nga një trupë teatrore që po përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes, shtetformimit dhe mbijetesës.
