Fitore e madhe e Istogut ndaj skuadrës greke

Istogu e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, kampioni i Kosovës fitoi ndaj skuadrës greke Pylaia Thessaloniki. Në fund rezultati ishte 33:25 në të mirë të istogaseve. Ky rezultat e vë skuadrën istogase në pozitë shumë të mirë para ndeshjes së dytë, që është të dielën nga ora 19:00 po ashtu në “Karagaçi”.

Pjesa e parë ishte më e barabartë. Pas 30 minutave lojë Istogu kishte një gol epërsi, 13:12.

Në pjesën e dytë vashat e KHF Istogut gjetën ritmin dhe lojën e duhur në mbrojtje e në sulm. E rritën vazhdimisht epërsinë për të fituar në fund me tetë gola dallim.

Catarina Sucacuexe udhëhoqi Istogun me dhjetë gola nga dhjetë tentime.

Tetë gola nga nëntë tentime i kishte Lana Paviçeviq, ndërsa Astou Ndiaye i shënoi gjashtë gola nga gjashtë tentime. Arlind Dinarica kontribuoi me katër gola.

Istogu për herë të katërt po e kërkon kalimin e një raundi në gara evropiane. /Kosova.info/

Go to TOP