Fitojnë Atalanta dhe Feyenoord

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të natës së sotëm në Ligën e Kampionëve.

Atalanta triumfojë në udhëtim tek Shakhtar me rezultat bindës prej 0-3.

Serinë e golave në fitoren e skuadrës italiane, e nisi mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti (21’). Epërsinë në 0-2 e ngriti Lookamn (44’), derisa golin e tretë për fitoren e Atalantës e shënoi Bellanova (48’).

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Feyenoord në udhëtim tek Girona, me rezultat 2-3.

Herrera (23’, autogol), Milambo (33’) dhe Krejci (79’, autogol), shënuan për fitoren e skuadrës holandeze, derisa për Gironan realizuan Lopez (19’) dhe Hacko (51’, autogol). 


Go to TOP