Fitim Çeku kërkon veprime konkrete për paratë e bllokuara prej 3 vitesh

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka bërë me 7 nëntor 2023 një denoncim në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me paratë e tij të bllokuara prej 300 mijë euro. Pas denoncimit, me nënshkrimin e Kryeprokurorit Blerim Isufaj, kanë filluar hetimet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, Çeku thekson se Prokuroria ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar dhe nuk dihet nëse protagonistët e tjerë të kësaj skeme janë intervistuar.

Ai kërkon veprime konkrete për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë dhe i bën thirrje Kryeprokurorit Blerim Isufaj që çështja të kthehet në Prokurorinë Speciale.

Çeku njofton se javën tjetër do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. /Kosova.info/


Go to TOP