Kosova

Firinaz Kqikut i ndahet vaksina e 1 miliontë

Sot Kosova shënoi një rekord pozitiv të shifrave, duke u arritur administrimi i një milionë vaksinave.

Doza e një miliont’të rastisi të injektohet tek 55-vjeçarja nga Gjilani, Firinaz Kqiku , gjë për të cilën ajo u ndje e befasuar kur televizioni ia kumtoi këtë lajm.

E njëjta do të donte ta kishte edhe këtë fat edhe në para.

Për këtë kuriozitet edhe Qendra e Vaksinimit në Gjilan e mori vesh nga ekipi i Klan Kosovës, ngase ende nuk kanë pranuar ndonjë informatë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoresha e QKMF-së së Gjilanit, Arbenita Hajdari, thotë se ndjehet e emocionuar dhe se këtë informatë e ka shpërndarë menjëherë edhe me kolegët e saj.

Hajdari shpresoi që ky numër me shtatë shifra do t’u sjellë fat.

Shfaq më shumë
//mauchopt.net/4/3473483