Fiorentina mposht Juventusi dhe fiton një vend në garat evropiane

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të Serie A.

Vendasit ishin më kërkues, pasi një fitore do t’i dërgonte në Ligën e Konferencës dhe këtë ia arritën, ndërsa Juventusi e kishte siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Goli i erdhi në fundin e pjesës së parë kur Alfred Duncan shënoi për 1-0.

https://twitter.com/stapfutbolgoal/status/1528102702970183680?s=20&t=n_QGWegMOOYULKk2MVLHZQ

Sa i përket pjesë së dytë nuk ishte edhe aq e mirë, pasi rastet ishin të pakta.

Vlen të përmendet rasti i Krzysztof Piatek në minutën e 78-të, por që portieri Carlo Pinsoglio ishte në vend.

Pak pa u mbyll ndeshja Fiorentina fitoi penallti dhe nga pika e bardhë ishte i saktë Nicolas Gonzalez për 2-0.

Juventusi e mbyll kampionatin me 70 pikë në vendin e katërt, ndërsa Fiorentina me 62 pikë është e shtata.

Standings provided by SofaScore LiveScore
Go to TOP