Fillon sezoni i ngrohjes në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shpalli zyrtarisht nisjen e sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni të mbajtur me pjesëmarrjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Termokos-it, Fisnik Osmani, aksionarëve dhe Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi angazhimin për një sezon të suksesshëm, duke falënderuar ekipin e Termokos-it për përkushtimin e tyre. Ai nënvizoi rëndësinë e një sistemi të besueshëm ngrohjeje për të ndihmuar në ndërtimin e një kryeqyteti më të pastër dhe ekologjikisht të qëndrueshëm.

“Sistemi i Termokos-it aktualisht mbulon mbi 33 mijë njësi banimi, me rreth 25 mijë konsumatorë aktivë, që përfaqësojnë më shumë se 130 mijë banorë. Përveç kësaj, janë rreth 1 mijë objekte të kyçura në rrjet, me një sipërfaqe prej 2.800.000 m², nga të cilat rreth 2.200.000 m² janë në përdorim aktiv,” deklaroi Rama.

Go to TOP