Fillojnë xhirimet e filmit `20`, me regji nga Blin Mani

“20” është një nga tre projekte filmike studentore të metrazhit të shkurtër të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Ky film ndjek qarkullimin e një kartëmonedhe 20 euro nëpër qytetin e Prishtinës, ku ne jemi dëshmitarë të mënyrës së ndryshme të përceptimit të vlerës së saj nga individ të shtresave të ndryshme shoqërore. Përkundër dallimit të personazheve, secila ndërlidhje e tyre me paratë (20 euro) ndodhë në mënyrë rastësore dhe na tregon se si ajo është mjet që na ndanë ose na bashkon”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Tentakula, me producente Zhaneta Xhemajli, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.


Go to TOP