Fillim përrallor i Belgjikës kundër Rumanisë, shkon në pushim me epërsi

Belgjika e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Rumanisë (1:0), në ndeshjen e Grupit E. Belgët kanë bërë një nismë spektakulare duke kaluar në avantazh vetëm pas 73 sekondash lojë.

 Youri Tielemans, i futur në formacion nga trajneri Domenico Tedesco pasi nisi nga bankina në ndeshjen kundër Sllovakisë, shënoi një gol të shkëlqyer pas një asistimi të bukur nga Romelu Lukaku.

Tielemans arriti të godasë saktësisht në këndin e poshtëm të djathtë të portës së mbrojtur nga Niță, duke lënë portierin pa asnjë shans për të shpëtuar portën. Me këtë gol, Belgjika ka bërë që çdo ekip pjesëmarrës në Euro 2024 të ketë shënuar të paktën një herë.

Goli i Tielemans, i cili është regjistruar sekondën e 73-të është bërë goli i tretë më i shpejtë në historinë e finaleve të Kampionatit Evropian. Vetëm Nedim Bajrami (23 sekonda në Euro 2024) dhe Dmitri Kirichenko (67 sekonda në Euro 2004) kanë shënuar më shpejt.

Go to TOP