Filarmonia e Kosovës nesër mban koncert në Zvicër

Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Zvicër nesër, me datë 12 mars, në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Casino Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier.

“Me vepra nga disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te disa nga perlat e literaturës klasike botërore, si dhe me pjesëmarrjen e sopranos Besa Llugiqi dhe saksofonistit Vitaly Vatulya, ky koncert do të jetë një përjetim i veçantë”, thuhet në njoftimin e Filarmonisë së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP