Filarmonia e Kosovës me koncert thellon bashkëpunimin me Greqinë
Filarmonia e Kosovës ka mbajtur koncertin, i cili shpërfaqi veprën e Stabat Mater të Rossinit, të sjellur mjeshtërisht nga Kori vendor dhe Korin e Përzier të Selanikut.
“Ky koncert jo vetëm që shënon fillimin e një sërë ngjarjesh për të festuar 20 vjetorin e Korit të Filarmonisë së Kosovës, por njëherësh edhe thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Greqisë”, thuhet në njoftimin e Filarmonisë.
Gjatë koncertit në skenë u ngjitën solistët sopranoja Besa Llugiqi, mexosopranoja Albane Carrere, tenori Pablo Karaman, dhe basi, Julian Konstantinov. /Kosova.info/

