Fetoshi: ‘Kriminalizimi’ i UÇK-së, strategji e luftës speciale ndaj Kosovës
Janë bërë pesë vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.
Në pesë vjetorin e aktakuzës kundër tyre, drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, ka reaguar duke e cilësuar procesin si “Padrejtësi Speciale”. “Pesë vjet dështim, mohim e kalkulim politik, që do të memorizohen si abuzimi më brutal me drejtësinë”, ka thënë Fetoshi.
Sipas tij, ky abuzim nuk ka të bëjë thjesht me fatin personal të krerëve të UÇK-së, por me luftën speciale kundër Kosovës, e cila ka projektuar “krimin” e UÇK-së si strategji për relativizimin e gjenocidit dhe ‘viktimizimin’ e Serbisë në opinionin ndërkombëtar. /Kosova.info/
