Fetai: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të shkëlqyera

Arben Fetai, zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për RTK deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të shkëlqyer.

Ai tha se dy vendet, pas pikave kufitare të përbashkëta në Han të Elezit dhe Glloboqicës do të ketë edhe pika të tjera që do të jenë të përbashkëta në rajonin me Gjilanin.


Go to TOP