Festivali Rock në Prizren edicioni i tretë
Festivali ndërkombëtar më i madh i muzikës rock në Ballkan, i cili zhvillohet në Prizren, ka shpallur zyrtarisht datat e edicionit të tij të tretë. Sipas organizatorëve, festivali do të mbahet më 11, 12 dhe 13 korrik 2025 dhe pritet të sjellë befasi të mëdha për adhuruesit e muzikës rock dhe blues.
Në skenë do të ngjiten grupe të njohura nga mbarë bota, duke e kthyer Prizrenin në një epiqendër të kulturës rock.
Edicionet e kaluara kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke sjellë në Kosovë disa nga emrat legjendarë të këtij zhanri.Organizatorët premtojnë se edhe këtë vit festivali do të vazhdojë traditën e tij të jashtëzakonshme, duke ofruar një përvojë unike për publikun.
Prev Post
Kapen 27 qenë endacakë në Prishtinë
