Festivali i Këngës në RTK, diplomaci kulturore e Kosovës
Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, që do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor, pritet të mbledhë artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare. Menaxhmenti i mediumit publik, në bashkëpunim me partnerë të festivalit, shkëmbyen mendime rreth spektaklit ku do të performojnë 20 këngëtarë.
Në vazhdën e organizimit të Festivalit të Këngës në RTK, menaxhmenti i mediumit publik në vend shtroi një koktej për partnerët e festivalit, në të cilin ngjarje u shkëmbyen ide rreth mbarëvajtjes së datave të realizimit të festivalit.
“Kjo është ngjarja më e madhe kulturore muzikore e cila ndodhë në këtë vend sepse është krijimtari e jona, nuk kemi asgjë të importuar, janë të përfshirë artistët tanë nga mbarë trojet shqiptare”, tha Florent Boshnajku, drejtor artistik i Festivalit.
“Bashkë ne mund të arrijmë që të shndërrojmë këtë festival në një platformë që sjellë më shumë vlerë për vendin tonë me juve, bizneset që e përkrahni atë”, tha Hysen Hundozi, u.d. drejtor gjeneral i RTK-së.
“Çdo iniciativë e juaja është ndihmë edhe për RTK-në edhe përafrim me publikun”, tha Rilind Gërvalla, drejtor i Televizionit në RTK.
Festivali i Këngës në RTK konsiderohet si diplomaci kulturore e Kosovës.
