Sondazh: Smajl Latifi (AAK) prin në Rahovec – PDK dhe VV garë e ngushtë për vendin e dytë

Një sondazh i përbashkët i realizuar nga Kosova.info dhe OJQ “Vullneti Rinor”, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, tregon se në Komunën e Rahovecit prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ndërsa gara për vendin e dytë zhvillohet mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Sipas rezultateve, Smajl Latifi (AAK) prin me 38.9%, duke ruajtur një avantazh të qartë ndaj kundërshtarëve.
Edon Cana (PDK) dhe Ali Duli (VV) garojnë ngushtë për vendin e dytë, ndërsa Burim Krasniqi (LDK) vjen menjëherë pas tyre me 17.4% të mbështetjes.

Ky sondazh tregon një garë relativisht të balancuar mes tri forcave kryesore politike, me AAK-në që vazhdon të ruajë epërsinë tradicionale në Rahovec.

Sondazhi është realizuar gjatë periudhës 27 shtator – 4 tetor 2025, me 557 të intervistuar nga qyteti i Rahovecit dhe fshatrat përreth si Xërxe, Krushë e Madhe, Fortesë, Ratkoc dhe Hoçë e Vogël.
Ai është zhvilluar në bashkëpunim me OJQ “Vullneti Rinor”, përmes pyetësorëve fizikë dhe online, në përputhje me standardet e anonimitetit dhe përfaqësimit të drejtë demografik.

Sipas analizës së Kosova.info, AAK dhe Smajl Latifi janë favoritë për të fituar në Rahovec, ndërsa PDK dhe VV janë në garë të ngushtë për pozitën e dytë.
Rezultatet sugjerojnë se fitorja eventuale e AAK-së mund të sigurohet që në raundin e parë, nëse trendi i mbështetjes mbetet i qëndrueshëm deri në ditën e zgjedhjeve./Kosova.info/


Go to TOP