Festivali `Etno Fest 2025` nga 10 deri më 20 korrik

Festivali i Kulturës dhe Traditës Shqiptare `Etno Fest` do të mbahet nga 10 deri më 20 korrik, në fshatin Kukaj. Edicioni i 15-të do të sjellë një temë mbi identitetin, me performanca teatrale që eksplorojnë rrënjët, përkatësinë dhe tregimet personale.

Fshati Kukaj edhe këtë vit do të ketë koncerte muzikore që ndërthurin meloditë tradicionale shqiptare me ritme bashkëkohore, një gërshetim i bukur mes trashëgimisë kulturore dhe shprehjes moderne.

Kukaj do të jetë një pikëtakim i shpirtit krijues, thuhet në njoftim.

Edicioni i 15-të i Festivalit ‘Etno Fest’ do të organizohet prej 10 deri më 20 korrik.


Go to TOP