Donald Trump, kandidat i republikanëve dhe ish-president, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Uiskonsin, Karolinë të Veriut dhe Xhorxhia.
Ai ka garuar kundër demokrates, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente amerikane, në zgjedhjet 5 nëntorit. Megjithatë, mbështetësit e tij kishin filluar festimet për fitore që në orët e para të 6 nëntorit. /REL/
Kandidati republikan për president dhe ish-president i SHBA-së, Donald Trump, duke folur në skenë pranë gruas së tij, Melania, dhe nuses së tij Lara. Trump iu drejtua mbështetësve nga Florida më herët gjatë ditës, dhe u zotua se do të punojë për ta “shëruar” SHBA-në.Donald Trump, kandidat i republikanëve dhe ish-president, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.Mbështetësit e Trumpit i gëzohen fitores së tij. Mbështetësit në Florida duke festuar rezultatet e hershme, ku printe kandidati republikan. Njerëzit të gëzuar për fitoren e republikanëve përqafohen ndërmjet vete…Mbështetësit në Florida…Festa e fitores në Nevada. Mbështetësit e republikanëve duartrokasin teksa përcjellin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.Një mbështetës i Donald Trumpin mban një kravatë me mbishkrimin “Trump fitoi”, Florida, 6 nëntor 2024.Një mbështetës i republikanëve shpreh gëzimin e tij për fitoren e republikanëve, Nju Jork. Festa në Manhatan për fitoren e republikanëve. Pamje nga festa në Manhatan.Festime për rezultatet e republikanëve pati edhe në klube të rinjsh… Pjesëmarrësit me kapele MAGA (Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore) i gëzohen fitores së Trumpit, Florida më 6 nëntor.Përzierje ndjenjash për fitoren e Trumpit.Trump duke përqafuar bashkëshorten e tij, Melanie, pas shpalljes së fitores nga ana e tij. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Trump vallëzon para mbështetësve të tij në Florida.Të veshur me simbole të republikanëve, mbështetësit festojnë fitoren e Trumpit në Florida.Mbështetësit e Trumpit në Las Vegas duke festuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Një grua mban një çantë dore me mbishkrimin TRUMP, gjatë festimeve më 6 nëntor.Mbështetësit e Trumpit duke iu gëzuar fitores gjatë një feste në Uashington.Derisa disa shikonin numërimin e votave që po shkonte drejt fundit, një mbështetës i Trumpit reagon i lumtur.