Ferizaj e Tereza me fitore të reja
Ferizaj doli në vendin e tretë pas fitores së arritur të dielën. Në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj fitoi në Pejë ndaj Besës me rezultat 39:30.
Ferizaj tani i ka 18 pikë nga 12 ndeshje, një më shumë se Istogu që bie në vendin e katërt.
Besa është e shtata me dy pikë.
Po të dielën, Tereza fitoi 61:30 ndaj Ulpianës në Lipjan.
Tereza është e gjashta me 12 pikë. Tri pikë në vendin e shtatë i ka Ulpiana. /Kosova.info/
