Feride Rushiti: Shteti po dështon t’i mbrojë gratë nga dhuna

Shoqëria dhe shteti i Kosovës po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga dhuna, thotë Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se përgjegjësinë për rastet e dhunës dhe të vrasjeve nuk e kanë vetëm kryerësit e veprave, por të gjithë mekanizmat që duhet të ofrojnë siguri.

Sipas Rushitit, dhunuesit duhet të marrin dënime të ashpra.

Në javën e fundit në Prishtinë janë vrarë dy gra – njëra prej tyre shtatzënë.

Të dyshuar kryesorë për vrasjet janë bashkëshortët e tyre.

Go to TOP