Ferat Shala tregon një rast me Kurtin gjatë luftës: Erdhi i parfumosur, mua më vinte era barut

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili ka qenë pjesë e UÇK’së, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është veteran i luftës, pasi ai nuk ka luftuar.

Shala tha se Kurtin për herë të parë e ka parë në malet e Berishës, ku kishte shkuar për t’i vizituar, duke thënë se kryeministrit vinte nga qytetit dhe i parfumosur, ndërsa atij i vinte era barut.

“Ligji i definon këto kategori dhe kategoria veteran luftëtar i ka kushtet dhe kriteret. Nëse kryeministri i sotëm mundet e gjen veten moralisht publikisht në këtë kategori është çështje e ndërgjegjes së tij. Por janë dëshmitë të dhënat, statistikat. Unë e mbaj në mend për herë të parë kur e kam pa gjatë luftës pati ardh në malet e Berishës me të thon të drejtën i pata marrë lakmi, mu m vike era barut, atij i vike era parfim.

Erdh prej qyteti nejti dy tri orë edhe u kthy. Nuk u nal atje. Parimisht është çështje që nuk kisha pas qef me komentu deklaratat e miqëve e bashkluftarëve të mij por që Albin Kurti nuk ka qenë dhe nuk është veteran luftetarë se nuk ka luftu”, tha Shala.

Go to TOP